Top Channel/ Macron uron Osmanin, “ Kosova do të ketë mbështetjen e Francës”

8 Просмотры
Издатель
Presidenti francez Emmanel Macron e uroi presidenten Vjosa Osmanin për postin e saj si presidente dhe shprehu gadishmërinë e vendit të tij për të mbështetur Kosovën. Macron thekson në letrën e tij se e mirëpret angazhimin e Osmanit për forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës. “Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Në së shpejti do të dërgojmë 15 mijë teste për t`iu përgjigjur nevojave tuaja më urgjente të pandemisë”, është shprehur ai. Shefi i Elizesë ka përmendur edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se inkurajon vazhdimin e tij drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme. Procesi i dialogut i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, ka nisur që në vitin 2011. Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka bërë të qartë se bisedimet me Beogradin nuk i konsideron si proritetin e tij kyc, duke argumentuar se qeverisë që ai drejton do t’i duhet të merret më shumë me forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të punës. Kurti gjithashtu ka vendosur, siç ka thënë, parime, të cilat duhet të zbatohen nga ana e Serbisë në mënyrë që të ketë dialog mes dy vendeve, e një prej tyre është njohja e realitetit se Kosova është shtet.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#EmmanelMacron#VjosaOsmani#TopChannel
Категория
Фильмы смотреть онлайн
Комментариев нет.